Berisha: Bandat e qeverisë kanë hyrë në selinë e PD, kush i ka futur do përgjigjet

Sali Berisha, në fjalën e tij që ka mbajtur për mediat në selinë e PD është shprehur se në këtë seli janë futur bandat e qeverisë, ndërsa ka shtuar se kush e ka lejuar një gjë të tillë do të përgjigjet. 

Ai tha se është një veprim i shëmtuar që bandat e armatosura të futen në seli dhe të kërcënojnë të rinjtë. Ndër të tjera ai tha se demokratët nuk mund të jenë të rrezikuar, ndërsa ka shtuar se në rrezik duhet të jenë ata që lozin me bandat. 

Sali Berisha: Rithemelimi I DP është jetik për Shqipërinë. Unë luftojë gjithë kohës me bandat e qeverisë, por bandat e qeverisë kanë hyrë në selinë e PD. Nuk ka konflikt, prania e bandave të armatosura në seli është çështje e veçantë. Demokratët nuk mund të jenë të rrezikuar. Të rrezikuar janë ato që lozin me bandat kriminale. Të fusin ë në selinë njerëz të kërcënojnë të rinj është një krim i shëmtuar. Atë që e kanë bërë do përgjigjen shumë rëndë. Gjithçka po bëjmë është për ta ringritur këtë selinë bazuar në vlerat.

Ish kryeministri Sali Berisha shkoi mesditën e sotme për të mbajtur një mbledhje të komisionit të Rithemelimit të PD-së. Më pas mbajti dhe një konferencë për median ku tha se ishte rikthyer.