"PD është vetëpastuar nga llumi", Basha: Berisha e ka frikë Kuvendin e 18 Dhjetorit
Në një deklaratë për mediet, Lulzim Basha u shpreh se lideri historik Sali Berisha ka themeluar një organizatë antiamerikane dhe ka ndërmend t'i bashkohet harkut të organizatave të ngjashme në vende të tjera të Ballkanit duke thyer traditën e deritanishme të Shqipërisë ku deri më sot nuk ka ekzistuar një organizatë antiamerikane.
Basha: SHBA është partneri strategjik i shqiptarëve, pa ta nuk do ta rërzonin dot komunizmin, nuk do mundësonim dot futjen e Shqipërisë në NATO, as ta bënin Kosovën të lirë. Pa SHBA, natyrisht dhe me ndihëm e BE-së, ky komb do të kishte një fat krejt ndryshe. Çdo popull ka qeverinë që meriton, shqiptarët nuk e meritojnë Edi Ramën dhe bashkë me shumicën e shqiptarëve mund të ndryshojë vetëm nëse ne bashkohemi rreth vlerave. Ato që pamë sot nuk janë vlera, janë antivlera, janë llumi i shoqërisë dhe kanë qenë llumi i PD-së tashmë i vetëpastruar me vullnet të plotë me të cilin i kanë bërë nderin më të madh çdo demokrati dhe gjithë PD-së.
Basha u shpreh se këto janë ditët e përçarjes nga Berisha.
Basha: Me gënjeshtrat e tij, me fyerjet e parreshtura që i bën dinjitetit dhe mençurisë së demokratëve kur hedh gënjeshtra pas gënjeshtre siç bëri me orë me radhë aty. Sot pamë një njeri të frikësuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit, vetëm ai e ka frikë, asnjë tjetër. Të gjithë demokratët po presin që Kuvendi t'i japë një përgjigje të prerë të shkuarës dhe t'i japë një mesazh të qartë shoqërisë dhe kombit shqiptar për të nesërmen.
