Digat e HEC-eve të sigurta nga prurjet: Rreziku nga reshje që përsëriten 1 herë në 10 mijë vite dhe tërmeti mbi 9 ballë
Digat hidroenergjitike në Shqipëri janë të sigurta dhe të monitoruara nga ekipe inxhinierike. Sipas specialisteve vetëm ne rastet e fatkeqësive natyrore kur prurjet janë të një niveli që mund të përsëriten një herë në 10 mije vjet apo të ndonjë tërmeti 9 ballë, mund të bëj që situata të dal jashtë kontrollit. Por pavarësisht kësaj po punohet për përdorimin e teknologjisë më të avancuar dhe vendosjen e një sistemi alarmi në rast të prurjeve të shumta te ujit.
Reshjet e dendura të shiut risjellin në vëmendje edhe friken për shembje të hidrocentraleve.
Por Emin Mysliu ndër projektuesit e parë të digave hidroenergjitike në vendin thonë se nuk ka vend për panik, pasi janë të sigurta,por megjithatë veçon 2 raste dy janë raste më të këqija të fatkeqësive natyrore që mund të sjellin pasoja në daljen e situatës nga kontrolli.
"Prurjet një herë në 10 mijë vjet dhe për sa i përket tërmeteve duhet të jenë 9 ballë," tha ai.
Edhe kryetari i komitetit kombëtar Arjan Jovani flet për diga të sigurta , që i bëjnë ballë madje dhe reshjeve intensive duke iu referuar lumenjve që kanë diga siç është Drini, Mati, Devolli që pavarësisht shtimit të prurjeve nuk kanë sjell përmbytje.
"Unë dua t'ia ve këtë meritë ndërtimit ët këtyre digave që kanë krijuar ato rezervuare dhe në rast se sa Drini që ka sjellë 1500 metër kub ujë në sekondë dhe ky i gjithi u rezervua në hidrocentarin e Fierzës dhe të Komanit duke mos shkaktuar asnjë përmbytje në zonën e Shkodrës," tha Jovani.
Po punohet për krijimin e një sistemi alarmi në rast të prurjeve të shumta.
"Për çdo rast të prurjeve të mëdha duhet që për tu lajmëruar në kohë reale dhe online."
Në këtë aktivitet u shpalos dhe një ekspozitë fotografike me digat për prodhim hidroenergjie në Shqipëri ku në total janë 652 diga nga këto 24 diga të mëdha që përdoren për hidroenergji.
