"Uli fondet për bujqësinë dhe nuk plotësoi kërkesat e fermerëve", Meta kujton pse nuk e dekretoi buxhetin 2022
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2021, 15:39
Presidenti Ilir Meta ka risjellë edhe njëherë në vëmendje arsyet e kthimit në Kuvend të buxhetit 2022.
Meta nënvizon se buxhetit i vitit të ardhshëm mes të tjerave dëmton fermerët shqiptarë dhe godet prodhimin vendas.
"Nuk e dekretova me miratim sepse Qeveria ka ulur fondet për bujqësinë, nga 0.73% në 0.68% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe nuk ka plotësuar kërkesat e fermerëve, që po protestojnë. Mbështetja e sektorit të bujqësisë është jetik për ekonominë e vendit dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm" shkruan Meta.
Presidenti e ka konsideruar dhe antisocial buxhetin e qeverisë për 2022.