Këlliçi merr protokollin e FRPD-së: Kanë vjedhur zyrën, do të shkoj në polici për kallëzim
Kreu i forumit Rinor demokrat ka kërkuar që të marrë protokollin e forumit duke u shprehur se ka frikë se ia vjedhin.
Këlliçi është shprehur se do të shkojë në polici së bashku me protokolli, duke theksuar se policia edhe pse është thirrur nuk ka ardhur në zyrë.
Ndërkohë të rinjtë e Forumit janë shprehur se janë kërcënuar nga njerëz me armë që kanë qenë të kapuça.
Këlliçi: Fill pas mbledhjet të komisionit të rithemelimit në parti, kemi shkuar në ambientet e FRPD-së ku zyrës i janë ndërruar bravat dhe zyra është vjedhur. Unë bëj përgjegjës direkt Bashën. Janë vjedhur materiale dhe të dhëna personale dhe do të shkojë në komisariat për të bërë një kallëzim penal. Ka pasur të rinj që janë ankuar se janë kërcënuar nga persona të armatosur. Në një parti demokratike ta mbrosh karrigen me dhunë kjo nuk është demokratike. Këta po i shkurtojnë ditët e tyre në politikë. Policisë i kam telefonuar disa herë, por policia nuk vjen se nuk i lë Rama. Unë do të bëj kallëzim dhe do të kërkojë policinë shkencore për të marrë shenjat e gishtave. Ta gëzojnë partinë këto 8 ditë se do të takohemi sërish. Revolucioni ka nisur dhe nuk e ndal njeri!

