Demalia: Partitë politike janë kthyer në biznese të kryetarëve. PD luftë për çelësat e kullës së barit

Publicisti Ilir Demalia ka komentuar situatën që ka ndodhu ditën e sotme në PD.

Në një intervistë për Ora News, Demalia është shprehur se partitë politike janë kthyer në biznese të kryetarëve.

Më tej ai thotë se nuk beson që brenda  selisë blu ka pasur persona të armatosur ashtu siç u tha.

Ilir Demalia: Është kthyer në një çështje bravash dhe  çelësash. Një luftë se kush zë i pari çelësat e kullës barit. Kjo nuk është asnjë betejë, apo një debat, a konflikt i brendshëm i partisë, për rinovim partie, apo për hapje partie. Fatkeqësisht pjesa e mbetur e PD, e Lulzim Bashës, me mbylljen që po bën, tregon se nuk ka fuqi. Mendoj se PD legale, se këtu janë krijuar dy parti, një që nuk ka legjitimitet dhe një që ka.  Partitë politike janë bërë si biznese të kryetarëve. Nuk besoj se janë përdorur armë.