“Marrëveshje me Bashën” Berisha: Është në ditët e fundit, do jetë deputet, s’do përjashtohet nga grupi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2021, 15:47
Për Sali Berishën nuk ka marrëveshje me Bashën, por ai vetëm duhet të respektojë vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit .
Ai theksoi se Basha është në ditët e tij të fundit dhe se do të jetë deputet, nuk do ta përjashtojë njeri nga grupi parlamentar.
Berisha: Ky ishte një proces shpëtimi dhe rithemelimi, jo përçarës sepse PD përfundoi në një opozitë fasadë, duke mos i shërbyer vendit, por një grupi të vogël. Basha në ditët e fundit të tij të rrijë aty. Basha duhet të njohë vendimit të kuvendit. Është deputet dhe nuk e përjashton njeri nga grupi parlament. S’ka marrëveshje.

