Berisha fajëson SPAK për mbylljen e dosjes së Bashës por një mesazh në telefonin e tij…
Në konferencën për mediat Sali Berisha ju referua sërish dosjes së Bashës për pastrim parash.
Fillimisht ai tha se dosja u mbyll nga SPAK me urdhër të Agaçit dhe nuk shkoi në Gjykatën e Lartë.
"Tani që është shndërruar në pre të SPAK-ut… e morët vesh? SPAK nuk e dërgoi dosjen në Gjykatën e Lartë që është shkelja më flagrante e ligjit, shkoni gjeni një qytetar që nuk i dërgohet dosja në Gjykatë të lartë. Prokuroria është e detyruar. I akuzuar për larje parash. Dosjen e mbylli Agaçi dhe nuk shkoi në Gjykatë të Lartë me urdhër të Edi Ramës. Pra, ai tani po të mos ndodhte ky revolucion do bënte çmos që një pjesë të SPAK-ut ta anëtarësonte në parti, ta ndante me Edi Ramën”, deklaroi Berisha.
Por në mbyllje të konferencës një mesazh mbërriti në telefonin e tij.
"Një sqarim, këtë dosjen e mbyllur nuk e ka pasur SPAK por ja paska mbyllur një prokuror që pasi e mbylli sot të nesërmen dha dorëheqje. E kuptoni vetë si u lumturua ai që mbylli dosjen".

