Berisha: Do ketë protesta të fuqishme, kam thirrur shqiptarët në të katër anët e Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2021, 15:59
Ish-Kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat është shprehur se së bashku me demokratët po bëjnë çdo gjë për të ringritur Partinë Demokratike.
Ai ka paralajmëruar se do të ketë protesta të fuqishme kundër narkoshtetit.
Sali Berisha: Gjithçka po bëjmë është për ta ringritur këtë seli në bazë të vlerave. Protesta pa diskutim, kam thirrur në katër anët e Shqipërisë, shqiptarë. Ua kam bërë të qartë se po nuk votuam me këmbë nuk votojmë me duart tona. Do ketë protesta të fuqishme kundër narkoshtetit.
Ish kryeministri Sali Berisha shkoi mesditën e sotme për të mbajtur një mbledhje të komisionit të Rithemelimit të PD-së. Më pas mbajti dhe një konferencë për median ku tha se ishte rikthyer.
