Basha padit "Berishistët", Dorëzohet në SPAK kallëzimi për mbështetësit e “Foltores”

Përplasja brenda Partisë Demokratike ka mbërritur në dyert e drejtësisë pasi Gazmend Bardhi ka dorëzuar në SPAK një kallëzim ndaj mbështetësve të Sali Berishës duke i akuzuar për falsifikim të logos dhe simboleve të kësaj force politike. Në përgjigje të këtij veprimi deputeti Belind Këlliçi ka theksuar se kallëzime të tilla nuk e trembin.

Përplasjet brenda Partisë demokratike përfundojnë në dyert e drejtësisë pasi Belind Kelliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Ivi Kaso Dhe Ervin Minarolli, janë paditur nga Lulzim Basha në prokurorinë speciale SPAK. Arsyeja e kallëzimit për ish-funksionaret e tij lidhet me kuvendin e 11 dhjetorit ndërsa si akuzë ka falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve.

"Bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal. Këta janë persona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore."

Partia Demokratike,  e ka depozituar kallëzimin  në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Por për këtë çështje reagoi lëvizja e foltores por dhe komisioni për rithemelimin e PD-se i dalë nga Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha, duke theksuar se opozita nuk është as vulë e as bravë.

"Akte të tilla tregojnë se ish-lidershipi i PD-së ka prekur fundin e tij politik dhe moral.  Lulzim Basha ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!"

Ky komision i drejtoi një thirrje demokrateve.

"Karrigethyeri i Edi Ramës dhe gaztorët e tij do marrin përgjigjen përfundimtare nga vota e dhjetëra mijëra demokratëve ne referendumin që do zhvillohet në dt 18.12.2021. Ftojmë të gjithë demokratët te punojmë bashkë çdo ditë, orë e sekondë deri kur të kemi një Parti Demokratike të vlerave konservatore, më të fortë me te hapur më të bashkuar dhe mbi te gjitha SOVRANE dhe FITUESE!"

Deputeti Belind Kellici, reagoi duke shkruar ne rrjetet sociale se nuk trembet nga padia, madje i sugjeron Gazmend Bardhit dhe Lulzim Bashes të përdornin si dalje nga selia derën e FRPD-së, në anën perëndimore të godinës.

Basha padit "Berishistët", Dorëzohet në SPAK