Të zhdukurit e komunizmit pa varr, Manja: Do angazhohemi për gjetjen e tyre pas 3 vitesh tranzicion
Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se institucioni që ai drejton do të koordinojë procedurat me gjitha institucionet për gjetjen e personave të zhdukur gjatë komunizmit. Kjo deklaratë e tij u bë gjatë një konference te posaçme të organizuar nga prezenca e OSBE në Tiranë.
Prezenca e OSBE në bashkëpunimin me qendrën për drejtësi dhe transformim të universitetit të Tiranës organizoi një konferencë për personat e zhdukur nga regjimi diktatorial.
Ministri i Drejtësisë u zotua se do te angazhohet për gjetjen e këtyre personave të cilët pas 3 dekadash tranzicion nuk kanë një varr.
"Kemi filluar ta trajtojmë në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, Komision që e drejtuar për 2 legjislatura me kërkesën e përsëritur të Autoritetit për informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, i cili loboi fuqimisht atëherë dhe vijon at bëjë edhe sot me institucionet e shtetit shqiptar.
Ministria e Drejtësisë do të punojë ngushtësisht me të gjitha këto për arritjen e qëllimit final, identifikimin dhe gjetjen e personave të zhdukur gjatë regjimit komunist për shërimin e njërës prej plagëve ende të hapura të diktaturës dhe për përkujtimin e tyre," tha Manja.
Të pranishëm ishin akademikë përfaqësues të institucioneve të cilët kërkuan zbatimin e të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor.
Në lidhje më këtë çështje folën dhe kryetari i prezencës Vincenzo del Monaco si dhe ambasadori i Gjermanisë.
