Basha: Sot ndahemi plotësisht nga e shkuara e errët e Berishës, po i bën karshillëk SHBA-së
Nga salla ku po mbante mbledhjet me Kryesinë, kryedemokrati Lulzim Basha u shpesh se sot është një ditë shkëputjeje e plotë nga Berisha .
Ai e akuzoi ish-kryeministrin se si kryetar partia nuk ka lënë kryetar pa e rrahur dhe pa i thyer dhëmbët.
Basha theksoi se Berisha për interesa të tij personale dhe të familjes së tij, po i bën karshëllik SHBA-ve duke marrë peng demokratët.
Basha: Ia kemi dalë të shkëputemi nga e shkuara dhe nga rrahjet që kanë qenë pjesa më e zezë e PD-së nën drejtimi ne Berishës, që nuk ka lënë kryetar pa rrahur dhe i thyer dhëmbët. Dje ka ndodhur e kundërta. Sot është një shenjë e qartë e ndarjes së plotë dhe të pakthyeshme me Berishën dhe pjesës së errët të tij të historisë.
Kemi folur boll për arritjet e demokratëve, por sot është koha që të dënojmë vendimet e një njeri që bën karshillëk ndaj SHBA-ve me egoizmin për të marrë peng demokratët për interesat e tij dhe të familjes së tij. Në këtë betejë ne kemi thyer për herë standardin e vendosur, duke e pezulluar Berishën nga grupi parlamentar për të vazhduar me të ashtuquajturën farsë që nuk dihet se ku fillon dhe mbaron. E bëra në një moment paqartësia edhe me veten time. Berisha në kulmin e dëshpërimit sot ndërmori një akt që u kujtoi demokratëve skena të harruara.

