Burime: Mazhoranca do të votojë kundër Presidentit për ‘Buxhetin 2022’ dhe ‘Bashkëqeverisjen’
Burime nga mbledhja e grupit PS bëjnë me dije se mazhoranca ka vendosur të rrëzojë dy dekretet e Presidentit, për buxhetin e 2022, të cilin Meta e quajti antisocial dhe jo transparente, si dhe ligjin e Bashkëqeverisjes, i cili për Kreun e Shtetit është një instrument që Edi Rama të centralizojë pushtetin rreth zyrës së tij.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura, kreu i grupit socialist u ka shpjeguar deputetëve se ka ardhur opinioni perfundimtar i komisionit të venecias për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut dhe që sipas tij, do të miratohet në seancë plenare gjatë janarit.
Sipas burimeve, Balla u ka tërhequr “veshin”ministrave të Edi Ramës, të cilët nuk paraqiten në seancat plenare, që duhet të tregojnë përgjegjshmëri ndaj jetës parlamentare.
