Selia e PD-së nën mbrojtjen e Gardës, Banushi: Kanë qenë brenda gjatë gjithë kohës, edhe te Basha

Duket se selia e Partisë Demokratike po ruhet nga efektivë të Gardës së Republikës dhe jo nga policia e shtetit në ambientet e saj të brendshme.

Gazetarja e RTV Ora Keti Banushi u shpreh se gjatë gjithë kohës këto forca kanë qenë në PD dhe në ambientet ku Basha po mbante mbledhje.

Banushi: Përgjatë gjithë kohët që mbështetësit e Foltores kanë qenë në PD, jashtë ambienteve dhe brenda ka pasur forca të shumta të Gardës së Republikës. Pak muaj më parë u ndryshua edhe ligji duke i vënë grup shoqërim Bashës. Po ashtu mund të ketë pasur edhe forca te posaçme të grupit të Gardës. Ata kanë qenë gjatë gjithë kohës edhe brenda sallës ku Basha po mban mbledhjen e tij. Efektivët me uniformë të policisë këtë herë kanë qëndruar në distancë nga selia. Ata nuk i janë përgjigjur as thirrjeve të Belind Këlliçit për tu futur në PD.