Makina përplas motomjetin në Durrës, plagoset 65-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 12 dhjetor në Durrës.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës  21:40, në Maminas Durrës.

Një automjet  me drejtuese shtetasen A. F., 29 vjeçe, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin R. X., 65 vjeç.

65-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e  shkakut të aksidentit.