U kap mat duke “përgjuar” Sali Berishën, reagon Julian Deda: Kjo foto...

Aktori Julian Deda u kap “mat” gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor, teksa shihte me vëmendje në telefonin e ish-Kryeministrit Sali Berisha. 

Videoja u bë virale në rrjetet sociale. Së fundmi Juli ka shpërndarë një foto nga takimi, por në këtë moment sytë nuk i ka nga celulari i Berishës. Me këtë foto aktori nuk i ka kursyer notat e humorit duke thënë se kur u shkrep foto Berisha e kishte ende celularin në xhep.

"Dje isha në Kuvend, sepse më thirrën pesë mijë demokratë.

Sot nuk shkova në mbledhjen e Këshillit, sepse ai që na thirri është thjesht një deputet dhe sipas statutit, një deputet i vetëm, maksimumi thërret ndonjë shok për kafe...!

P.s. Kjo foto u shkrep, para se Doktori të nxirrte celularin nga xhepi...! "

U kap mat duke “përgjuar” Sali Berishën, reagon Julian