Dimër në një barake, 7 anëtarët e familjes në Tiranë apel për ndihmë: Jetojmë në kushte të vështira

Familja e Maliq Abillarit prej vitesh jeton në një barake, në kushte tepër të rënda. Kryefamiljari i bën apel institucioneve që ta ndihmojnë, pasi ka frikë se mos nga procesi i rindërtimit mund të mbesë dhe pa atë barake, duke i lënë 7 anëtarët e kësaj familje në qiell të hapur.

7 anëtarët e Familjes Abillari jetojnë në kushte tepër të rënda.

Prej shumë vitesh jetojnë në këtë barake të vogël në zonën e Kombinatit ku nuk kanë as ku të rrinë e as ku të flenë.

Dimër në një barake, 7 anëtarët e familjes në

Frika e tyre më e madhe është se mos dhe barakja do t’u shembet si pasojë e procesit të ndërtimit.

"Asnjë gjë, asnjë lloj zgjidhje. Po mu prish kjo barake, unë do marr një plasmas dhe do dal në rrugë," thotë kryefamiljari.

Dimër në një barake, 7 anëtarët e familjes në

Kryefamiljari, Maliq Abillari thotë se jetesa për të është shumë e vështirë, ndërsa nga Bashkia e Tiranës nuk ka marrë asnjë ndihmë

"Po bëj 29 vjet që jetoj këtu, 7 veta jemi në këtë dhomë. Nuk marr as ndihmë ekonomike," thotë i.

62 vjeçari i cili kërkon ndihmë thotë që shpesh është diskriminuar dhe për shkak të ngjyrës.

"Ju lutem shumë, ne që jemi kështu të na ndihmojnë me ndihmë sociale."

Familja Abillari mbijeton me 220 mijë lekë në muaj të bashkëshortes e cila punon si sanitare në një pallat.

Dimër në një barake, 7 anëtarët e familjes në

Dimër në një barake, 7 anëtarët e familjes në

Dimër në një barake, 7 anëtarët e familjes në

Dimër në një barake, 7 anëtarët e familjes në