Peqin/ Motomjeti përplaset me makinën

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:20 në aksin rrugor Peqin-Hasmashaj.

Një 25-vjeçar është lënduar, pasi motomjeti, të cilin drejtonte është përplasur me një makinë.

Policia njofton se 25-vjeçari  ndodhet në spitalin rajonal  Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

25-vjeçari është identifikuar me inicialet H.ZH, ndërsa drejtuesi i makinës është një 30-vjeçar me iniciale O.ZH.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.