I gjendet armë dhe kanabis, 2 të arrestuar në Tepelenë

Policia e Tepelenës ka arrestuar dy të rinj dhe i ka sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, një armë gjahu pa leje dhe fishekë.

Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit A. H., 32 vjeç dhe A. XH., 31 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një armë gjahu pa leje, fishekë të armës së gjahut, një bimë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e mbjellë në vazo, dhe një sasi fishekësh luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

I gjendet armë dhe kanabis, 2 të arrestuar në Tepelenë

I gjendet armë dhe kanabis, 2 të arrestuar në Tepelenë

I gjendet armë dhe kanabis, 2 të arrestuar në Tepelenë