PD i përgjigjet Berishës: Bëmë publikë emrat e anëtarëve që votuan në Këshill, rrëzuam akuzat e tua

 PD i përgjigjet Berishës: Bëmë publikë emrat e
Partia Demokratike pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar dhe votimit për shkarkimin e kryetarit të këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, 5 anëtarëve të kryesisë dhe 4 sekretarëve.

PD shkruan se i bëri publikë emrat e  257 anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votimin.

"Partia Demokratike e Shqipërisë bëri publik emrat e 257 anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votimin për shkarkimin e Kryetarit të këtij Këshillit, disa anëtarëve të kryesisë dhe disa sekretarëve për moszbatim të vendimit të kryesisë në lidhje me Kuvendin e datës 18 Dhjetor.

Transparenca në praninë e mediave, ndryshe nga tubimi i djeshëm, rrëzon akuzat e pabaza zotit Berisha për mungesë kuorumi. Mediat, përfshi edhe ato pranë zotit Berisha, ishin dëshmitarë të votimit të shumicës absolute të Këshillit Kombëtar kundër përçarjes dhe krijimit të strukturave paralele në emër të demokratëve."