"Në ditë të mira e të vështira jemi bashkë", Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë pas përmbytjeve

Shqipëria po përballet me situata të vështira në juglindje të vendit për shkak të përmbytjeve.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve.

Ai ka bërë me dije se ka folur me ministrin Peleshi dhe i9 ka shprehur gatishmërinë për t'i ardhur në ndihmë vendit tonë.

"Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri.

Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave.

Së bashku jemi më të fortë në secilën sfidë!"