Harper: George Soros do shkatërrimin, kërkon të ndajë shtetin tonë
Zoti Berisha zhvilloi "Foltoren" me shqiptarët e FLorida. I pranishëm ishte edhe sekretari organizativ i Bindjeve Patriotike në Amerikë, Blake Harper. Ai u shpreh se multimiliarderi George Soros ka si agjendë shkatërrimin. Qëllimi është ndarja e njerëzve me qëllim që të marrin kontrollin dhe pushtetet.
Harper: Ne e dimë se Soros ka agjendë shkatërrimin. George Soros ka shumë mbështetës. Soros ka hyrë në strukturat e shoqërisë amerikane, ne kemi nga Soros filozofi markisiste këtu në Amerikë, janë dy grupe këtu në Amerikë që financohen nga filantropi.
Këto grupe përpiqen të ndajnë njerëzit, që të shkatërrojë shtetet e të marrin kontrollin dhe pushtetet. Soros me anë të organizatave të tij kërkon të ndajë shtetin tonë. George Soros do që të fitojë fuqi dhe kontroll, financon sherifët dhe zyrtarë të tjerë. Ne jemi si grup që punojmë bashkë dhe do fuqizojmë përherë të djathtën.
