"Këshilli foli qartë", Basha: Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më 18 Dhjetor

Lulzim Basha ka publikuar në Facebook rezolutën e miratuar ditën e sotme (12 dhjetor) gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Ai shprehet se Këshilli foli qartë, por më qartë do të flasë Kuvendi më 18 dhjetor.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë. Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më #18Dhjetor. Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë!

Këshilli shkarkoi sot, 12 dhjetor Edi Palokën, Belind Këlliçin, Ivi Kason, Albana Vokshin, Aldo Bumçin, Gent Strazimirin, Oerd Bylykbashin, Flamur Nokën, Ervin Minarollin dhe Ledina Mandian.

Nga 257 anëtarë të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votim, 251 votuan pro shkarkimit, 4 kundër dhe 2 fletë votimi ishin të pavlefshme.