"Kuvendi shkarkoi kryetarin e marrë peng në aferat e tij", Berisha: Anëtarësia e PD do të ratifikojë shkarkimin më 18 Dhjetor

Berisha, pas Kuvendit Kombëtar të mbajtur në "Air Albania" dje më 11 dhjetori, zhvilloi "Foltoren e radhës me shqiptarët në Florida.

Berisha i njoftoi demokratët se "Kuvendi i djeshëm shkarkoi kryetarin e marrë peng në aferat e tij dhe ky shkarkim me votën e fshehtë do të ratifikohet me votën e gjithë anëtarësisë më datën 18 dhjetor."

Berisha: Këto janë zhvillimet e deritanishme, por dita e djeshme, pas 11 dhjetorit të vitit 1990, ishte data më e rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve në Shqipëri, në historinë e pluralizmit.

Zoti Berisha i garantoi se PD e rithemeluar në pushtet do bëjë gjithçka që emigrantët të kenë të drejtën e votës dhe do bëjnë gjithçka që shqiptarët dhe të rinjtë ta shohin Shqipërinë si vendin e shpresës.