Çlirim Gjata: Kuvendi i Berishës shpëtoi PD-në nga përçarja, statuti i ri nesër depozitohet në gjykatë

Kuvendi Kombëtar i demokratëve i mbajtur dje, 11 dhjetor në "Air Albania" nga zoti Berisha shkarkoi kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Ish-sekretari për çështjet lidhore pranë PD-së, Çlirim Gjata i ftuar në studion e RTV Ora me gazetarin Sebastian Zonja.

Zoti Gjata u shpreh se ndarje të PD-së nuk ka, sepse është parti e madhe dhe Kuvendi i djeshëm e tregoi këtë.

Gjata: PD-ja rrezikohej deri ditën e djeshme nga shpërbërja, por jo të ndahej. Kësaj i shërbeu ajo që ndërmori zoti Berisha me "Foltoren" dhe sidomos Kuvendi i djeshëm. Ishte fat që ne ishim dje në Kuvend. Kuvendi i djeshëm e shpëtoi PD-në nga shpërbërja.

Por kush do t'i çojë këto ndryshime statutore në Gjykatë?

Zoti Gjata u shpreh se në rastin e partive nuk vendos Gjykata e miraton Statutin apo jo.

Gjata: Thjesht depozitohet në regjistrin e PD-së. Gjykata thjesht meqë është vendi ku regjistrohen partitë, depozitohet çdo lloj ndryshimi. Të hënën do ta depozitojmë. Statuti hyn në fuqi ditën që miratohet nga Kuvendi, prandaj ai ka hyrë në fuqi dje. Në momentin që kanë ngritur duart është miratuar me shumicën e votave. Çfarë mund të shohë Gjykata këtu. Mos kanë thënë ata se do ta rrëzojnë pushtetin me dhunë? Mos kanë thënë ata se do kthejnë diktaturën?

Kush duhet të reagonte sot sipas Gjatës për mbledhjen që bëri Basha?

Gjata: Basha është shkarkuar nga Kuvendi, e ka statuti. Thjesht shkarkohet nga kuvendi. Me statutin që u miratua u firmos shkarkesa nga 1800 delegatë dhe u hodh në votim të fshehtë. Nuk para voton kongresi me votim të fshehtë, por këtë herë u bë me votim të fshehtë, thjesht për të ruajtur demokracinë. E kanë votuar 4446 delegatë të kongresit.