Berisha: Basha më përjashtoi nga grupi me kërkesë të Yuri Kim. Opozita përfundoi shtojcë e qeverisë
Në “Foltoren”e radhës me shqiptarët në Florida të SHBA-ve, ish-kryeministri Sali Berisha vuri dhe njëherë theksin te mbrojtja e interesave të shqiptarëve. Berisha e cilësoi Shqipërinë si të vetmin narkoshtet në Evropë dhe kjo është e faktuar nga analistë dhe shkrime serioze.
Berisha: Sot ajo është në vendin e dytë për ryshfetin, sipas raporteve të DASH konsiderohet qendër e krimit të organizuar. Nëse ky vend humbet dhe opozitën kjo do ishte një tragjedi madhe. Me politikat e ndjekura të qeverisë aktuale Shqipëria zbriti në vendin me pagën më të ulët mesatare në rajon dhe çmimet më të larta.
Lideri historik i demokratëve tha se kur opozita përfundoi si shtojcë e qeverisë dhe pluralizmi politik ra në agoni filloi nismën për shpëtimin dhe rithemelimin e PD-së.
Berisha: Basha me kërkesë të ambasadores amerikane vendosi të pengojë që të futem në Parlament, por pasi dështoi më përjashtoi na grupi. Ai dorëzoi sovranitetin e forcës tonë politike. Blinken ka të drejtë të përcaktojë se kush do hyjë në SHBA, por s'ka kurrë të drejtë të përcaktojë se kush do hyjë në Parlamentin shqiptar.
Nisma "Foltorja" u konkretizua në Kuvendin e djeshëm me një statut të ri, tha Berisha, i cili pasqyron sot në Shqipëri si dokument partiak më shumë se çdo statut tjetër vlerat e shoqërisë amerikane.
