Briken Çalja kampion bote në shkëputje, i jep një medalje të artë Shqipërisë

Briken Çalja merr revanshin për medaljen e humbur në Olimpiadën e Tokyos duke u shpallur kampion bote në stilin e shkeputjes dhe vetëm për 1 kg i humbet medalja dhe titullin kampion bote në dygarësh

Peshëngritësi kuqezi mori më të mirën në njërin stil, atë të shkëputjes teksa në total ngriti 156 kg duke mposhtur rivalin tajlandez. Calja ngriti me sukses në provën e parë 152 kilogramë në shkëputje si dhe të dytën 154 kilogramë. Në proven e tretë ai arriti të ngrinte peshën 156 kilogram duke u shpallur kampion bote në shkëputje.

Ndryshe nga shkëputja, në stilin e shtytjes, Çalja arriti dy prova të ngrinte me 182 dhe 186 kg por dështoi në të fundit që mund t’i jepte edhe medaljen e artë e cila në këtë stil shkoi për rivalin nga Irani, Erwin. Ky i fundit triumoi edhe në dygarësh duke e lënë Briken Caljen nënkampion bote në dygarësh, pra një tjetër medalje, kesaj radhe e argjendtë.

Pra ne total, Çalja i dërgon nga Uzbekistani ku po zhvillohet Kupa e Botes, 1 medalje të artë dhe dy të argjendtë.

Ndërkohë Erkand Qerimaj mbeti jashtë zones së medaljes pasi ngriti vetëm 333 kg në dygarësh./Ora News/.