Raiola shtyn Haaland drejt largimit, përmend klubet që mund ta përballojnë

Me një agjent si Mino Raiola, një lojtar i talentuar nuk do të jetë i rehatuar pa u transferuar në një klub të madh. Me gjithë respektin për Dortmund, Erling Haaland kërkon një klub të madh që mund ta lejojë të luftojë për tituj dhe që të shkëlqejë në Champions League.

Mino Raiola sot konfirmoi dëshirën e tij por ndoshta edhe të sulmuesit për ta larguar nga Dortmundi në verën e ardhshme pasi synimi i tij është diku tjetër.

“Kur u transferuam te Borussia Dortmund, të gjithë e dinim se ky hap do të vinte dhe Haaland do të largohej. Patjetër, një transferim verën e kaluar do të ishte më i mirë për [Dortmundin] financiarisht, por ata siguruan mirëqenien e klubit, tifozëve, ekipit dhe suksesit. “E respektoj shumë këtë vendim. Ndoshta këtë verë thonim e ndoshta verën e ardhshme, por ka shumë mundësi që Erling të largohet këtë verë, do të shohim”.

 

Pasi dha paralajmërimin e fortë, agjenti i famshëm përmendi më pas hapur edhe klubet që e duan e për më tepër mund të përballojnë një operacion të tillë teksa përjashtoi merkaton e dimrit.

“Ne do t'i tregojmë klubit se cila është ideja jonë dhe ata do të na thonë të tyren, por asnjë vendim nuk do të merret në dimër. Bayern, Real, Barcelona, Man. City, këto janë klubet e mëdha ku ai mund të shkojë. Man. United? City ka fituar më shumë trofe vitet e fundit, më shumë se Man. United”, tha Raiola duke lënë të kuptohet se “djajtë e kuq” nuk janë përparësi për bomberin e tij./Ora News/.