Mision i përmbushur, Roma me Kumbullën kualifikohet si e para në Conference League

Roma e Jose Mourinhos dhe e Marash Kumbullës arrijnë të kualifikohen si të parët në grup në Conference League duke avancuar kështu direkt e në 1/8 e këtij kompeticioni, finalja e të cilit do të luhet në “Air Albania”.

Me mbrojtësin kuqezi në fushë, verdhekuqtë triumfuan 2-3 në transfertën bullgare ndaj CSKA së Sofies falë dy golave të Abraham dhe atij të Borja Mayoral e gjithashtu iu falën edhe gabimit të Bodo Glimt që barazoi 1-1 në Ukrainë ndaj Zorya Luhansk duke e mbyllur grupin në vendin e dytë. Norvegjezët tashmë do të përplasen me një nga të tretët e ekipeve të renditura në Europa League.

Në ndeshjet e fundit u përcaktuan edhe dy ekipet e tjera të kualifikuara me Randers që u mund 2-0 nga Alkmaar por danezët dolën të dytët në grup pasi përfituan nga humbja që çekët e Jablonec pësuan me shifrat 2-0 në transfertën me Cluj. 

Në grupin B, Partizani i Beogradit avancoi në 1/16 pasi ruajti vendin e dytë me barazimin 1-1 në shtëpi ndaj qipriotëve të Anorthosis./Ora News/.