Video/ Vetëm barazim për Lazion, bardhekaltërit në 1/16 e Europa League

Me Thomas Strakoshën titullar dhe me Elseid Hysaj në krah, Lazio nuk mundi të fitonte ndeshjen e fundit të Europa League që do t’i jepte akses direkt në fazën e 1/8.

Gjithsesi bardhekaltërit e kualifikuar tashmë për më tej duhet të kënaqen me kalimin në fazën e 1/16 duke luajtur një raund më shumë ndërsa në “Olimpico” sfida direkte u mbyll me rrejta të paprekura.

Në ndeshjen tjetër të këtij Grupi, Marseille mundi 1-0 Lokomotiv Moscow duke siguruar fitoren e parë por që gjithsesi francezët bien Conference League.

Në Grupin G ku është edhe Ferencvarosi i Uzunit, hungarezët siguruan 3 pikët e para teksa me sulmuesin kuqezi në fushë mundën 1-0 Bayer Leverkusen, të kualifikuar më parë si të parët. Ndeshja tjetër, Celtic-Betis ishte festival golash dhe perfundoi me fitoren 3-2 të skocezëve./Ora News/.