"Revolucioni nuk ndalet!" Foltorja: Basha në krizë paniku nxori Gaztorin për të lexuar një listë të falsifikuar

Një përpjekje për konfuzion dhe turbullira para Kuvendit e konsideron Foltorja daljen e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi.

Në një reagim për mediat, thuhet se Basha në krizë paniku nxori Gaztorin e tij për të lexuar një listë që nga shumë demokratë konsiderohet e falsifikuar.

Për Foltoren kjo është një tentativë e dështuar pasi Revolucioni nuik ndalet.

Deklarata

Per jave me radhe demokratet nga gjithe Shqiperia, dege pas dege kane publikuar me gojen e tyre emrat e delegateve qe kane firmosur per thirrjen e Kuvendit te pare ne historine e vendit qe mblidhet me kerkesen e anetaresise.

Sot ne nje krize paniku ne diten e fundit si kryetar Basha nxorri Gaztorin e tij per te lexuar nje liste qe po denoncohet nga shume demokrate si e falsifikuar dhe ku duket qarte fryrja fiktive e mandateve te qarqeve krahasuar me kuvendin e fundit. Lexohen emra pa u shoqeruar me funksionet e tyre perkatese, apo se ciles dege i perkasin. E gjitha kjo per te krijuar turbullire ne vend te transparences me shpresen se do krijojne konfuzion!

Lodhen kot! Revolucioni nuk ndalet me falsifikime. Asgje nuk mund ta ndale vullnetin e mijera delegateve demokrateve  per te marre pjese ne Kuvendin e Rithemelimit i cili do shkepuse perfundimisht Partine Demokratike nga pazaret Rama - Basha duke ja kthyer ate  demokrateve!

Ftojme te gjithe demokratet dhe delegatet e Kuvendit te bashkohen ne Ditelindjen e Partise Demokratike per te dale nga rrethi vicioz i humbjeve dhe per te nisur rrugetimin tone drejt FITORES!