Arkeologu Afrim Hoti: Amfiteatri i Durrësit më i madhi në botë pas Colosseum-it dhe teatrit të Veronës
Historia e qytetit të Durrësit është historia mijëra vjeçare, me dëshmi të jashtëzakonshme arkeologjike, e një vijë bregdetare që ngjan e pafundme. Për të folur më tepër për këtë qytet traditat e tij, artin dhe kulturën ishin të ftuar sot në studion e “Jeto me Orën” arkeologu Afrim Hoti, Minella Kureta Drejtori i përgjithshme artistik, Arian Plaku koreograf si dhe dy talente të reja nga qyteti i Durrësit Viola Gjyzeli dhe Violeta Beshiri.
Arkeologu Afrim Hoti tregoj disa nga veçoritë e antikiteti që qyteti i Durrsit përfaqëson.
“Durrësi para se të krijohej si qytet polis, ekzistonte si një vendbanim ilir, madje kishte një emporium një pikë tregtare ku shkëmbenin mallrat grekët dhe italikët me ilirët në portin e Durrësit, ishte edhe një legjendë që ekzistonte edhe një mbret. Më pas kanë ardhur kolona nga Korfuzi dhe Korkyra dhe u krijua qyteti në vitin 627” u shpreh arkeologu.
Ai dëshmoi gjithashtu se etnia Arbërit ndodhet nën qytetin e Durrësit, edhe pse hulumtimet vijojnë ende. Profesor Hoti tregoi më tej edhe për amfiteatrin e Durrësit.
“Durrësi duke qenë një koloni romake, koloni augustiane e krijuar nga Oktaivian Augusti është një amfiteatër që shkon me kapacitet 18 mijë deri në 20 mijë pasi mendohet se ka pasur edhe një ka të tjetër. Ndërsa për nga përmasat e arenës renditet i treti pas Colosseum-it të Romës dhe Teatrit të Veronës. Ka pasur shumë të dhëna të reja që e pasurojnë këndvështrimin për funksionin e amfiteatrit por edhe si një nga veprat më të mëdha romake jo vetëm në shkallë vendi por edhe në shkallë ballkanike” u shpreh Afrim Hoti.
Ai tregoi në studio edhe për kështjellën e Rodonit të cilën e cilësoj si një nga rezidencat kryesorë të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ndërsa sa i përket traditave dhe kulturës Minella Kureta tregoi në studio për tre festat më të njohura në këtë qytet për atë të Pranverës, të Ullirit si dhe atë të Detit.
“Qyteti i Durrësit është qytet i madh, qytet bregdetar dhe mikëpritës nga të gjithë. Ka patur veprimtari si të gjitha qytet por e ka vënë theksin në disa festa që i ka para si më të domosdoshmet. Në festën e pranverës ne futëm si simbolik panairin e luleve , mbjelljen e trëndafilave dhe nderimin e figurave kombëtare. Ndërsa në festën e Ullirit kishim si simbol mbjelljen e ullirit, si trashgimi nga Gjergj Kastëriot Skënderbeut i cili e bëri me ligj që nëse një çift i ri nuk mbillte 5 rrënjë ulliri nuk mund të kurorëzoheshin” u shpreh Minella Kureta.
Në studio performuan edhe grupi i fëmijëve nga qendra kulturore e fëmijëve të Durrësit me një valle popullore të zonës së Kavajës. Koreografi Ardian Plaku tregoi se qyteti i Durrësit përsa i përket valleve ka qenë pak i vakët.
“Valle të mirëfilltë durrsake nuk ka, jemi munduar të huazojmë valle nga zonat që kemi përreth” u shpreh Plaku. Ndërsa për traditën muzikore Ardian Plaku tregoi se talentet e reja të qytetit po mundohen të trashëgojnë kulturën e pasur muzikore durrsake duke zhvilluar festivale të ndryshme.

