Shpërthim tek Universiteti "Epoka" në Tiranë. Pamjet e para dhe dyshimet e para

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 9 dhjetor në ambientet e Universitetit privat "Epoka" në Tiranë, në afërsi të Rinasit.

Burime për Ora News por dhe policia konfirmuan se një bombol ka shpërthyer si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Mësohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën e "Rinas"

"Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e "Rinasit", ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit."

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të incidentit.