Nuk ka prova/ Saimir Kuçi nuk është një nga autorët e grabitjes së Nazmi Çangut

Nuk ka prova/ Saimir Kuçi nuk është një nga autorët e
Ne foto: Nazmi Çangu dhe objektet e sekuestruara gjate operacionit

Saimir Kuçi i arrestuar si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes me dhunë të biznesmenit Nazmi Cangu në Nikël të Krujë është liruar nga kjo akuzë.

Ai u ndalua më 5 nëntor 2021. Sipas dosjes hetimore Kuçi rezulton të mos jetë përfshirë në këtë grabitje.

Më 10 dhjetor 2021, gjykata e Apelit zëvendësoi masën e sigurisë “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.  Kjo masë sigurie u vendos vetëm për sasinë e drogës 0.9 gramë dhe një palë pranga që u gjetën në banesë.

Sipas dosjes hetimore  Saimir Kuçi është ndaluar në banesën e tij ku policia sekuestroi vetëm 0.9 grame hashash dhe një palë pranga.

Kuçi u ndalua më 6 nëntor 2021 si një nga 4 autorët e dyshuar për ngjarjen por nuk u siguruan provat që mund ta implikonin në grabitjen e ndodhur në fund të tetorit 2021 në banesën e Nazmi Çangut.

Sipas dosjes hetimore nuk ka pasur asnjë gjurmë gishti apo provë që të implikonte atë në këtë grabitje me dhunë.