Balliu i përgjigjet Bardhit: Është ilegjitim, qëndron në zyrë të vjedhur
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka kërcënuar se do ndiqen penalisht personat që abuzojnë me simbolet e PD-së.
Ish-deputeti Klevis Balliu i është përgjigjur deklaratave të Bardhit në një intervistë me gazetarin Arnold Kariqi në ora News.
Balliu: Gazment Bardhi është ilegjitim në pozicionin që është, është duke qëndruar në një zyrë të vjedhur. Nëse duhet të shkojë një ri në ndjekje penale është pikërisht Gaz Bardhi i cili është emëruar në shkelje totale dhe flagrante të Statutit të PD-së. Bardhi nuk ka asnjë tagër në PD sot zyrtarisht.
Balliu u shpreh se kryesia e emëruar nga shoqata Basha-Bardhi është një kryesi ilegjitime e cila nuk ka më asnjë vlerë në asnjë parti dhe është kjo arsyeja pse ata nuk mblidhen kurrë.
Sot, sipas tij është goditur pluralizmi në Shqipëri duke marrë peng Lulzim Bashën. Edi Rama dhe Basha kanë shkallmuar vlera e pluralizmit dhe sakrificën e studentëve të Dhjetorit.
