Dita e Rinisë, Balliu: Basha-Bardhi në partneritet të plotë me shoqatën e Rilindjes, bandat e Ramës nuk e marrin dot peng PD-në

8 Dhjetori i vitit 1990 shënon ditën e Rinisë në Shqipëri. Në këtë datë përkujtohet Lëvizja Studentore e cila shënoi rrëzimin e diktaturës.

Ish-deputeti Klevis Balliu në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora Neës me gazetarin Arnold Kariqi u shpreh se kjo ditë shërben për rikujtimin e vlerave dhe parimeve të cilat u themeluan nga Lëvizja Studentore dhe Azem Hajdari.

Sot më shumë se kurrë, tha Balliu, kemi nevojë t'i kujtojmë këto vlera.

Balliu: Kuvendi i datës 11 dhjetor në themel ka rikthimin e PD-së në ato vlera që ka luftuar Azem Hajdari. Në këtë Kuvend do të jetë shumica dërrmuese e delegatëve të PD-së dhe të gjithë të tjerët që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij vendi historik. Rithemelimi i PD-së është një emergjencë kombëtare për të rithemeluar pluralizmin i cili është në sulm nga regjimi i Edi Ramës dhe pengu i tij Lul Basha.

PD do të mbajë 2 Kuvende, atë të thirrur nga zoti Berisha më 11 dhjetor dhe atë nga Basha më 18 dhjetor. Balliu tha se pavarësisht 2 Kuvendeve ka vetëm  1 Parti Demokratike.

Balliu: Nuk ka ndarje të PD-së, ka ndarje të një individi, të Lulzim Bashës nga PD-ja. Nuk mundet që as Basha , as dikush tjetër të marrë peng PD-në dhe vlerat e saj. Nuk e ka forcën askush, as paratë e korrupsionit të Edi Ramës, as bandat e krimit të organizuar që të marrin peng vlerat dhe parimet që kanë luftuar studentët e dhjetorit.

Sipas tij, antikuvendi i 18 dhjetorit është kulmimi i shoqatës dhe partneritetit Basha-Bardhi me shoqatën e Rilindjes, por nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Balliu tha se Basha tani nuk ka në asnjë demokrat me vete.