Shembet në mes të ditës 7-katëshi i Maks Velos, revoltohet pedagogu: Vemje të Partisë së Punës
Pedagogu i gazetarisë dhe aktivisti, Ervin Goci, është shprehur i revoltuar për prishjen që po i bëhet veprës arkitekturore, 7-katëshe të Maks Velos.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Goci shkruan se godina është në gjendje shumë të mirë, sipas vlerësimit të konstruktorit Orhan Sakiqi.
"7-katëshi i Maks Velos, duke u prishur në mes të ditës, një godinë në gjendje shumë të mirë siç ka thënë dhe konstruktori Orhan Sakiqi .
E varrosën Maksin, bashkë me eshtrat e veprave të tij, tani i dalin dhe i këndojnë ode për veprën.
Të gjithë maskarenjtë që për ç'nuk flasin e për ç'nuk na çajnë veshët, nuk flasin se si po shkatërrohet një pasuri e arkitekturës dhe e trashëgimisë. Këtyre u pordh m'u ne gojë.
Qelbësira staliniste! Vemje të Partisë së Punës", shkruan Goci në Facebook.