Helmimi masiv në Krujë, Apeli lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zyrtarëve të UK
Nga Keti Banushi Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2021, 11:57

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të dy zyrtarëve të Ujësjellësit në Krujë dhe shefin e shërbimit të Epidemiologjisë në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor në Krujë.
Ata janë të akuzuar për "Shpërdorim detyre" me pasojë helmimin e dhjetra qytetarëve të Krujës.
Sipas Prokurorisë, Ledio Çela, Andi Kupa dhe Ervin Karafili, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kane lejuar ndotjen e ujit të pijshëm.
