Dita e Rinisë, ambasadorja Kim jep mesazhin e qartë: Të ecim përpara, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, teksa ka shpërndarë mesazhin e Ambasadës amerikanë në Twitter ka dhënë një mesazh në ditën e Rinisë.

Kim shprehet se Amerika është ende me studentët dhe kërkesën e tyre që Shqipëria të jetë si Evropa.

"Amerika është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”. Ne jemi krenarë që jemi Aleati juaj i NATO-s dhe mbështetja  në BE. Ne duam të jemi më të drejtë, më të fortë, më të pasur. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ecur përpara dhe jo prapa, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën,"shkruan Kim.