"Spiro Koleka kërkoi të merren armët kundër Lëvizjes Studentore", Berisha: Daja i kreut të Meduzës nuk i ndali dot studentët

Lëvizja Studentore e Dhjetorit të vitit 1990 solli fundin e komunizmit në Shqipëri. Nga sheshi Demokracia, ku zhvilloi homazhe përballë shtatores së Azem Hajdarit, prijësit të kësaj Lëvizjeje, zoti Berisha u shpreh se studentët u përballën me shumë vështirësi. Berisha tha se ish-kreu i inteligjencës, Spiro Koleka bëri thirrje që të merreshin armët kundër studentëve. Por idealet e tyre ata i mbrojtën deri në fund, duke sjellë kështu dhe hapjen e një faqeje të re në historinë e demokracisë së Shqipërisë.

Berisha: Ishin këto ideale, kjo energji e cila  do shndërrohej në lehtësirën e vërtetë të përpjekjeve të PD-së në qeveri për të ndërtuar në Shqipëri rendin demokratik, ekonomikë e tregut, për të nxjerrë Shqipërinë nga izolimi. E duam Shqipërinë si gjithë Evropa, buçiste zemra e studentëve në dhjetorin e '90.

Ditën e dhjetorit '90 e në vazhdim ishin ditë të vështira, vendi përjetonte skamjen dhe mjerimin më të madh në historinë e tij, përjetonte indoktrinimin më helmues në kultin e Satanit në të gjitha kohërat, në kohën kur sheshet ishin të mbushura me studentë dhe qytetarë. Të mbledhur nënë presionin e LËvizjes Studentore lëshoheshin thirrje "t'i fusim tanket, të marrim armë kundër studentëve liberatore."

Për ironinë e fatit këto thirrje i kryesonte ish-xhelati i inteligjencës shqiptare, Spiro Koleka idhulli dhe daja i kreut të sotëm të Meduzës Edi Rama. Por, studentët nuk i morën leje askujt, i dolën zot idealeve të tyre dhe të mbarë shqiptarëve, vazhduan betejën. U shpërndanë në të katër anët e vendit dhe në një përpjekje të jashtëzakonshme arritën në 22 mars të përzënë me votën e lirë regjimin më barbar që shqiptarë kishin njohur në gjithë historinë e tij.