Basha: "8 Dhjetori" dita për të kërkuar falje. Jemi në kushtet e një regjimi të ri dhe kultit të individit
Kryetari i PD-së Lulzim Basha në aktivitetin "8 Dhjetori” përmes veprave të autorëve" tha se është koha për të kërkuar falje pasi edhe 31 vite më pas kemi ende elementë të komunizmit.
“Rruga ishte e vështirë pikërisht prej natyrës së komunizmit shqiptar terrorit dhe kultit të individit që për fat të keq vijon siç vijojnë shumë aspekte të mentalitetit komunist që dominojnë jetën politike e publike.
Pa diskutim trashëgimtarin e Partisë Komuniste, PS kundërshtarin tonë historik por dhe brenda familjes tonë politike. E ky nuk është momenti për të thirur emrin e kryetarit. Kulti i individit shkatërroi individualitetin e çdo shqiptari.
Të gjithë jemi të barabartë para ligjit e zotit. Ajo që ndodhi nuk ishte e lehtë për shkak të natyrës së diktaturës. Edhe guximi që mposhti frikën e dhjetoristëve ishte hapi I parë.
8 Dhjetori është dita për të kërkuar falje. se 31 vit më vonë ndodhemi në kushtet e një regjimi të ri që shumë ka të përbashkëta me diktaturën e produktet e diktaturës. Ka të përbashkët ADN me diktaturën. Regjimi ka çuar në vdekje klinike demokracinë“
