Basha mesazh Berishës më "8 Dhjetor": PD nuk e dorëzojmë. E morëm nga dhjetoristët do të dijë të qëndrojë e bashkuar
Kryetari i PD-së Lulzim Basha në aktivitetin "8 Dhjetori” përmes veprave të autorëve" tha se është koha për të kërkuar falje pasi edhe 31 vite më pas kemi ende elementë të komunizmit.
Basha përcolli dhe një mesazh drejtuar Berishës i cili mbante një fjalim para bustit të Azem Hajdarit se nuk do e dorëzojë PD-në.
Lulzim Basha: "31 vite më vonë. Nuk ka më kohë për mua, për brezin tim sepse do të ishte mëkat i pashlyer ndaj 17 vjeçarëve dhe 20 vjeçarëve të sotëm të mos pranojmë atë pjesë të fajit që është e jona. Shkulëm komunizmin por jo mentalitetin komunist. Të mënyrës së vepruarit, menduarit, linçimit të mendimit ndryshe, të vënies dorë në zgjedhje. Të atakimit të opozitarit si armik.
Kërkoj faljen si kryetar I PD-së dhe në emër të PD-së për të gjitha ato përgjegjësi, gabime e faje që mundësuan regjimin ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte aty ku ishte 31 vite më parë e zotohem para jush në këtë ditë të shenjtë se PD është në këmbë, e fortë. PD ka ditur dhe do të dijë të qëndrojë në këmbë e fortë dhe e bashkuar. E kemi marrë nga dhjetoristët dhe nuk e dorëzojmë derisa ta bëjmë realitet.
Alpinisti gjen thesarin në mes të borës, përfiton gjysmat e fitimeve
8 Dhjetor, 13:11
Nga sheshi i Demokracisë, aty ku zhvilloi homazhe para shtatores së Azem Hajdarit, lideri historik i PD-së nuk la pa përmendur kryeministrin Rama dhe atë që ai e cilëson si pengun e tij, Lulzim Bashën.

