Shokon deklarata e shqiptarit që vrau gruan në Greqi: U acarova kur më shau, e kapa nga fyti dhe e mbyta
Shqiptari që mbyti bashkëshorten e tij, në një fshat në Lakonia të Greqisë, ndërsa 2 fëmijët e tyre flinin në dhomën ngjitur, është paraqitur para gjykatës, mëngjesin e sotëm, 8 dhjetor,
Mediet greke raportojnë se pak para se të hynte në gjykatë, autori tha se ishte penduar për krimin, duke pretenduar se humbi kontrollin kur 36-vjeçarja, Elona nga Elbasani ia ktheu fjalën me të shara.
Vrasësi tha se në momentin e zënkës me gruan e ndjerë, Elona i kishte thënë se do merrte fëmijët e do largohej nga shtëpia.
“Nuk duroj të më shajë një grua. U acarova kur më ofendoi, e kapa nga fyti dhe e mbyta. Aty e turbullova dhe e mbyta,” ka thënë autori në polici, pas arrestimit të tij.
Ndërsa daja dhe psikologë të specializuar kanë marrë përsipër t'u japin lajmin e hidhur fëmijëve të Elonës.
2 djemtë e çiftit, 8 dhe 11 vjeç aktualisht ndodhen në shtëpinë e dajës së tyre 36-vjeçar, i cili prej kohësh jeton me familjen në fshatin e njëjtë ku jetonte e motra fatkeqe.
Burri s'po ia hiqte sytë në palestër, shikoni si ia punoi
7 Dhjetor, 12:53

