Soreca mesazh në ditën e Rinisë: Të rinjtë janë liderët e së ardhmes të ndritur të Shqipërisë
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka uruar të rinjtë shqiptarë në ditën e 8 dhjetorit, ditën E rinisë. Ai shprehet se të rinjtë janë liderët e së ardhmes së ndritur të këtij vendi. Soreca ka shprehur edhe një herë mbështetjen e BE-së ndaj vendit tonë.
"Gjatë 3 viteve të fundit, kam pasur rastin të shkëmbehem me shumë të rinj në mbarë Shqipërinë dhe mund të them se ju jeni liderët e së nesërmes dhe e ardhmja e ndritur e këtij vendi. BE është këtu për t'ju mbështetur në arritjen e qëllimeve dhe ëndrrave tuaja! Shqipëria dhe #BE kanë nevojë për…," shkruan Soreca në Twitter.
1/2 Over the last 3 years, I have had the chance to exchange with many #young people all over #Albania???????? and I can say that you are tomorrow's leaders and the bright future of this country. #EuropeisHere???????? to support you reaching your goals and dreams! Albania????????and #EU???????? need… https://t.co/EyvRiqwBdJ
— Luigi Soreca???????? (@LSorecaEU) December 8, 2021
