Publikohen pamjet me dron të operacionit në Turqi: U sekuestrua 1.5 ton drogë, mbërriti nga Shqipëria me skaf
Ditën e djeshme, 7 dhjetor u sekuestruan 1.5 ton kanabis që do të kalonte nga Shqipëria drejt Turqisë nëpërmjet detit.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në pyll pranë detit dhe kishte mbërritur me skaf nga Shqipëria. Në lidhje me ngjarjen u arrestuar 3 persona të cilëve ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 pistoleta.
Ditën e sotme, autoritet turke kanë bërë publike videon e operacionit të zhvilluar.
Pamjet janë marrë me dron gjatë natës ku duken forcat policore në pyll në ndjekje të personave të përfshirë.
Nëse droga do të dilte në treg, po sipas mediave turke, do të kapte vlerën e 100 mln lirave. Në operacionin që u zhvillua në Muğla nga toka, deti dhe ajri morën pjesë mbi 200 forca policie. Trafikantët u gjurmuan hap pas hapi pas informacioneve që kishin autoritetet turke për lëvizjen.
Mësohet se hetimet për ngjarjen po vazhdojnë.
Klikoni këtu për të parë videon e operacionit




