"Është maskarallëk", thotë njëri, "Kështu ka ardhur koha", një tjetër/ A do pranonin të shkonin në azil shqiptarët?

Sa e mirëpresin të moshuarit shqiptarë azilin? A do pranonin të shkonin në shtëpinë e të moshuarve?

Kjo ishte tema e rubrikës në Vox Pop, në emisionin e mëngjesit "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.

Edhe pse në perëndim shtëpia e të moshuarve është një praktikë, që konsiderohet normale nga të huajt, të moshuarit shqiptarë shprehen kundër azilit.

Shumica e tyre thanë se nuk do të shkonin në azil.

"Jo, deri sa kam blerë një shtëpi, do vdes në shtëpi. Nusja të shohë prindërit e vetë, dhe djali prindërit e rij. Është maskarallëk", u shpreh një qytetar.

Ndërsa një qytetar tjetër tha se nëse kushtet dhe rrethanat janë të atilla, ai do shkonte në azil e nuk do i mbante inat djalit.

"Kështu ka ardhur koha, po nuk na mbajti djali do shkoja. Nuk do i mbaja inat, nuk mbahet inat për fëmijën."