Një vit nga vrasja e Klodian Rashës, familja homazhe në nder të kujtimit të tij
Sot shënohet 1 vit nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha nga ish-efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.
Klodian Rasha u vra në lagjen e tij, pak metra larg shtëpisë gjatë orës policore.
Ditën e sotme, familjarë dhe të afërm të Klodianit kanë zhvilluar homazhe në nder të kujtimit të tij.
Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, ndërsa e qëlloi nga një distancë prej 5 metrash largësi.
Hajdaraj u arrestua menjëherë, fillimisht me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, por hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe se mund të ishte evituar. Ai u dënua me 10 vite burg.
Vrasja e Rashës pasoi një valë protestash dhe tensionesh politike, duke çuar edhe në dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. 25-vjeçari Rasha u shpall Dëshmor, ndërsa familjes iu lidh pension i përhershëm.





