Babai ua mbyti nënën me duart e tij/ Fëmijët ende s'dinë asgjë, daja dhe psikologët do u japin lajmin e hidhur

Daja dhe psikologë të specializuar kanë marrë përsipër t'u japin lajmin e hidhur fëmijëve të Elonës nga Elbasani, e cila u vra nga burri në Greqi, dje, 6 dhjetor.

2 djemtë e çiftit, 8 dhe 11 vjeç aktualisht ndodhen në shtëpinë e dajës së tyre 36-vjeçar, i cili prej kohësh jeton me familjen në fshatin e njëjtë ku jetonte e motra fatkeqe.

Tronditja për dy fëmijët është më e madhe pasi të dielën nga postimet e burrit vrasës dhe djalit 10-vjeçar duket se familja kishte kaluar momente të lumtura. Fotoja ku çifti shfaqen shumë pranë një tjetrit e postuar në Facebook pak orë para krimit është realizuar nga djali i tyre, i cili po ashtu ka hedhur në rrjete sociale një foto me nënën dhe babanë, shkruan Prwto Thema.

Vëllai i Elonës ka deklaruar se çifti ishin të martuar prej 10 vitesh ndërsa pak orë para krimit ai kishte qenë me motrën e tij.

“Kanë 10 vite të martuar. Ishin të qetë. Nuk kanë pasur probleme, shkonin në punë bashkë. Ne shkuam dje me motrën në kafe në orën 08:00-08:30. Më pas ajo u largua për në shtëpi për të gatuar për fëmijët. Ata ishin në dhomën ngjitur dhe nuk kuptuan asgjë. Ne i kemi marrë dhe i kemi sjellë në shtëpinë time”, ka thënë daja i fëmijës.

Bashkëfshatarët e çiftit janë të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë pasi thonë se në tre vite që ata kishin jetuar në këtë zonë nuk kishin shfaqur probleme./Ora News/