Skandal në Fier, punonjësit e “Albpetrol” vjedhin naftën bruto përmes pompimit të ujit

Në Fier është zbuluar një skenë mashtrimi me vjedhjen e naftës. 6 punonjës të Albpetrol janë shoqëruar në polici, ndërsa dyshohet se ata jo vetëm që e vidhnin naftën por e bënin këtë gjë përmes pompimit të ujit, gjë e cila është rreptësisht e ndaluar.

Një skandal i dyfishtë është zbuluar në zonën naftënxjerrëse në Usonjë të Fierit.Gjashtë punonjës të “Albpetrol” janë shoqëruar në policinë e Fierit, pasi janë kapur jo vetëm duke vjedhur naftë bruto, por duke e nxjerrë atë përmes procesit të pompimit të ujit, një gjë e cila është e ndaluar me ligj.

Prej 6 punonjësve të shoqëruar, 4 prej tyre kanë rënë në pranga pas verifikimeve të policisë.

Të arrestuar kanë përfunduar Arjan Kallashi, kryetar i degës teknike  Alpetrol; Selami Rustemi, pergjegjës për mbarëvajtjen e seperatorëve dhe pompimit; Dilaver Idrizaj banues në Ballsh, punonjës i task-forcës në Alpetrol, dhe Dashamir Merkaj punonjës .

Ka qenë vetë kompania Albpetrol e cila ka kapur vjedhjen e naftes bruto në zonën e Usojë-Qafë Kashit, përmes një  tubacioni 1.3 km të gjatë që normalisht duhet të bëj pompimin e ujit teknologjik në puse.

Mësohet se në pikën e dekantimit, në separatorët që kryejnë këtë proces, fillimisht është pompuar ujë, e më pas është pompuar nafte.

Pompimi i naftës është totalisht i ndaluar, ndërsa ngjarja merr përmasa më skandaloze, teksa burimet thonë se një shkelje e tillë është bërë edhe herë të tjera.

Burime pranë kompanisë bëjnë me dije se dyshohet që të përfshirë në këtë proces janë rreth 6 punonjës të qendrës së prodhimit të naftës Fier, ndërsa ende nuk ka asnjë njoftim apo reagim të Policisë së Fierit.

Pas konstatimit, Albpetrol ka njoftuar policinë dhe sektorin e krimit ekonomik që kanë vendosur edhe bllokimin e pikës së dekantimit dhe menjëherë kanë çuar autobotet që kanë marrë lëndën, e kanë peshuar dhe autobotet janë nisur në komisariat ku pritet të kryhet edhe ekspertiza që do të përcaktojë sasinë e naftës së vjedhur. 

Hetimet e thelluara pritet të zbulojnë të gjithë skenën e vjedhjes së naftës.

Praktika e pompimit të ujit është përdorur edhe nga Bankers Petrolium, ndërsa banorët e Zharrëzes e kanë akuzuar kompaninë e naftës dhe praktikën e ndjekur prej saj të injektimit në tokë të ujit teknologjik si shkaktar të tërmeteve dhe shkatërrimit të shtëpive të tyre.

Skandal në Fier, punonjësit e “Albpetrol” vjedhin