Basha: 8 Dhjetori ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë, 31 vite më vonë kushtron thirrja për të përmbushur amanetin e të rinjve
Kreu i PD-së Lulzim Basha e cilëson 8 dhjetorin si ditën që ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha shkruan se 31 vite më vonë, thirrja që Shqipëria të jetë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave.
"8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë
31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit.
Gëzuar 8 Dhjetorin!"

